Një aksident i rëndë është regjistruar pranë Knallës në Shëngjin.
Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe katër persona kanë mbetur të plagosur.
Ata fillimisht janë transportuar në spitalin e Lezhës, ndërsa tre prej tyre janë nisur drejt spitalit të Traumës.





