Dy makina kanë dalë nga rruga në autostradën Tiranë-Durrës, çka ka shkaktuar trafik të ngjeshur dhe rradhë kilometrike.

Më konkretisht, aksidenti mësohet të ketë ndodhur në Kashar.

Nuk raportohet për persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjare dhe po heton për zbardhjen e plotë të rastit në fjalë.