11 janar 2015 – Nuk është një mjet nga ndonjë film fantastiko-shkencor i Hollivudit. Në fakt është një koncept për të ardhmen. Gjigandi i automobilizmit gjerman, Mercedes Benz ka paraqitur këtë model futuristik në Panairin teknologjik të Las vegasit në Shtetet e Bashkuara. Makina përdor energjinë elektrike dhe hidrogjenin si burim energjie.
Ka një dizajn të ngjashëm me një sallon shtëpiak, pasi nuk është e nevojshme që mjeti të drejtohet prej njeriut. Sipas ekipit krijues të makinës, risitë e saj hap pas hapi do të integrohen në modelet që prodhohen aktualisht nga gjigandi gjerman. Ndërsa, ky është modeli i parë i kompanisë kaliforniane Renovo Motors, një mjet i aftë të shprehë deri në 500 kuaj fuqi, duke shfrytëzuar energjinë elektrike. Dhe sigurisht që ka një çmimi të kripur, plotë 529 mijë dollarë amerikanë për të gjithë të interesuarit. Makina mund të arrijë në vetëm 3.4 sekonda shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë. Mjeti është i pajisur me një superchip të emërtuar TegraX1. Ai është i aftë të përçojë në një kohë të shkurtër sasinë e energjisë së nevojshme për sistemin argëtues, audio dhe video, të instaluar në makinë.





