SHBA – Njerëzit në disa shtete amerikane mund të befasohen kur të shohin makinat pa shoferë në rrugët e qyteteve të tyre. Makinat eksperimentale pa shoferë tani janë të ligjshme në Florida, Nevada dhe në Kaliforni.

Kompania teknologjike Google ka një numër të madh makinash pa shoferë. Në gusht, ato kanë regjistruar 480 mijë kilometra në rrugë.

Edhe prodhuesit kryesorë të makinave në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë po punojnë për krijimin e teknologjisë për makinat e automatizuara. Volvo po bën prova në rrugë me makina të këtij lloji dhe thotë se ka në plan të shesë makina pa shoferë në vitin 2020.

Në shtator, guvernatori i Kalifornisë Jerry Brown nënshkroi një projekt-ligj për të lejuar lëvizjen e makinave pa shoferë në rrugët e shtetit të tij.

Teknologjia për këto makina përfshin kamera, radarë dhe ndjesorë, që ndjekin lëvizjet.

Sistemet janë përmirësuar përmes konkurseve të sponsorizuar nga Agjencia për Studime të Avancuara në fushën e Mbrojtjes ose DARPA.