Presidenti francez i është drejtuar sot kombit të tij mbrëmjen e sotme për të paralajmëruar mbylljen e të gjithë ciklit shkollor që nga e hëna. Ai ka thënë se për momentin nuk parashikohet një mbyllje kufijsh dhe që nëse kjo ndodh vendimi duhet marrë në shkallë të BE dhe jo nga vende të vetme.

Shtimi i masave të luftës kundër Covid -19 bëhet në një kohë kur sipas shkencëtarëve, mjekëve dhe virologëve, parashikohet se Franca do kalojë me 9 ditë vonesë atë që ka kaluar më parë Italia.

Shefi i republikës franceze ka refuzuar gjithashtu zërat për anulimin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen të dielën e ardhshme.