3 dhjetor 2014 –  Maksimilian Zenunaj, ndonëse ende nuk i ka mbushur 21 vjeçët është “specialist” në shpërndarjen e drogës. Karabinierët dhe prifti i kishës së Falkonarës, në provincën e Ankonës kishin filluar të dyshonin për një grup adoleshentësh, të cilët kohë e pa kohë vinin të faleshin në kishë. 

Mbasditen e së martës 2 dhjetor 2014 karabinierët arrestuan Maksimilian Zenunajn, ndërsa po i shiste drogë brenda në kishë një grupi prej 4 adoleshentësh të moshave 14 – 16 vjeç. 

Sot, të mërkurën Gjykata e Ankonës e dënoi me 2 000 euro gjobë dhe 8 muaj burg. Shërbimi i provës duke pasur parasysh moshën e re të Maksimilianit dhe mos- pasjen e precedentëve penalë ia shndërroi dënimin me burg në dënim me kusht.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/