Romë, 19 shtator-Tre ditë më parë policia, karabinieria, Roja e finacës dhe antimafia italiane organizuan një operacion të gjerë kundra Kamorrës. U kapën droga të forta, armë zjarri, para kesh, përfshirë dhjetëra mijëra euro të falsifikuara si edhe u sekuestruan pasuri të patundshme,llogari bankare dhe automjete të shtrenjta në pronësi të mafiozëve italianë dhe të huaj. Në pranga ranë italianë, shqiptarë, spanjollë, marokenë, kolumbianë, rumunë etj të akuzuar për trafik droge, favorizim prostitucioni, falsifikim parash, armëmbajtje pa leje, pastrim parash, rezistencë ndaj policisë etj. Më së fundi këtë të mërkurë u bënë publike emrat e shqiptarëve, që u goditën nga ky maksioperacion.
Ndaj shtatë shqiptarëve u morr masa e arrestit me burg. Ata janë:
Ergys Dashi, 25 vjeç
Pjerint Dulja, 35 vjeç (emri duhet të jetë transkriptuar gabim nga karabinieria italiane)
Agron Mata, 44 vjeç
Geraldin Abdihoxha, 24 vjeç
Rigels Yzeiraj, 26 vjeç
Amarildo Terziu, 24 vjeç
Igli Kambsri, 29 vjeç
Si edhe një femër
Majlinda Dashi, 49 vjeç
Në arrest shtëpie përfunduan:
Arlind Janka, 26 vjeç
Ferdinand Grembi, 36 vjeç
Kreshnik Kura, 31 vjeç
Elis Halilaga, 34 vjeç
Jahja Kazazi, 44 vjeç
Dy shqiptarë të tjerë me banim në Spanjë u shpallën në kërkim ndërkombëtar.
/gje.th. agjencia e lajmeve Dyrrah/





