Arrestohet nga policia e Shijakut Petrit Lazeri.
Bëhet e ditur se Lazeri ishte shpallur nëntë herë në kërkim nga uniformat blu.
Gjatë kontrollit, policia e Shijakut ka gjetur makina të vjedhura dhe lëndë narkotike.
Ai akuzohet për vjedhje makinash dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike.
Lazeri ishte kthyer në makth për qytetarët e Durrësit e Shijakut, ndërsa aktivitetin e tij e kishte shtrirë dhe në qytete si Lushnja, Kavaja e Fieri.





