Kore e jugut, 26 prill 2014 – Kim Hyun-Ho nuk gjen më paqe natën. Peshkatari që ndodhej në afërsi të Seëoli-t, kur trageti po fundosej, thotë se ende i dëgjon thirrjet e dëshpëruara të pasagjereve, që u mbytën së bashku me tragetin.
“Ishte një ferr i vërtetë. Një makth, një agoni. Kishte shumë njerëz, por pak varka. Ata qe kishin rënë në ujë thërrisnin për ndihmë. Anija u mbyt tmerrësisht shpejt”,kujton peshkatari.
Kim mund të ketë nxjerrë mbase 25 vetë nga uji atë ditë, por nuk provon asnjë ndjenjë krenarie, pasi imazhet tragjike dhe thirrjet e dëshpëruara për ndihmë duket se nuk do t’i harrojë lehtë.
Ajo që mundon peshkatarin është përse nuk shpëtoi dot më shumë. "Po përpiqem të peshkoj sërish, – rrëfen për CNN, – por tashmë jam një njeri i ndryshuar; gjërat nuk do të jenë më kurrë si më parë".
187 trupa të pajetë janë nxjerrë deri tani nga trageti që u fundos në brigjet koreano jugore, ndërsa te zhdukurit jane 115. Pjesa më e madhe e rreth 470 personave që ndodheshin në bordin e tragetit ishin nxënës shkolle që po zhvillonin një ekskursion.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





