20 janar 2015 –  Mediat britanike kanë zbuluar sot një arsye tjetër pse mund të jenë ndarë ylli i Real Madrid Cristiano Ronaldo dhe supermodelja ruse Irina Shayk.

Sipas "Metro", një nga arsyet e ndarjes së një prej çifteve më të famshëm të viteve të fundit është aktori i Hollywood-it, Dwayne "The Rock" Johnson.

Ky i fundit krijoi një afrimitet të madh me Irina Shayk gjatë xhirimeve të filmit të tij të ri, "Hercules".