Manchester United ka shkarkuar trajnerin Erik ten Hag pas dy vitesh e gjysmë në krye të klubit.

Holandezi u informua për vendimin nga bordi i klubit të hënën në mëngjes, më pak se 24 orë pas humbjes së “Djajve” kundër West Ham në stadiumin e Londrës të dielën pasdite.

Ruud van Nistelrooy, i cili iu bashkua klubit si asistent i Ten Hag verën e kaluar, është emëruar si trajner i përkohshëm.

Inline image

Humbja 2-1 e United në West Ham e la klubin në vendin e 14-të në Premier League me vetëm tre fitore në nëntë ndeshjet e tyre të para.

Ndërkohë “Djajtë” janë në vendin e 21-të nga 36 ekipe në klasifikimin e Europa League.