Makthi merr fund për ish-futbollistin Dani Alves. Pas 14 muajsh në qeli, ish-kapiteni i Brazilit, mund të largohet nga burgu.

Gjykata e Barcelonës ka pranuar ankesën e avokatit të ish-mbrojtësit të krahut, Ines Guardiola, i cili kishte apeluar pas dënimit me katër vjet e gjashtë muaj të dhënë ndaj 40-vjeçarit për sulm seksual.

Lirimi, në pritje të dënimit përfundimtar, do të bëhet i mundur me një garanci prej 1 milion eurosh.

22 shkurtin e kaluar, gjykata e Barcelonës e dënoi ish-mbrojtësin e Barcelonës për sulm seksual ndaj një gruaje.

Kjo ngjarje ndodhi brenda klubit të natës Sutton në qytetin e Barcelonës në 30 dhjetor 2022.

Gjykatësit urdhëruan tërheqjen e pasaportave spanjolle dhe braziliani që i përket Dani Alves, por jo vetëm kaq: ata e ndaluan ish-lojtarin e Juventusit të largohej nga Spanja dhe duhet të paraqitjet në gjykatë çdo javë, shkruajnë mediat katalanase.

Brazilianit gjithashtu iu ndalua të qëndrojë një kilometër larg gruas që dhunoi seksualisht dhe të komunikoj me të me çdo mjet.