Romë, 17 shtator-Policia e qytetit të Latinës me shumë vështirësi arriti të ri-arrestojë dy ditë më parë Andi Agalliun, 34 vjec, i cili kishte thyer masën e arrestit të shtëpisë në Ravena dhe ishte zhdukur pa lënë gjurmë. Andi kishte një histori të gjatë shkeljesh të ligjit në Itali. Në vitin 2007 ai ishte arrestuar nga karabinierët për mbajtje armësh të ftohta, mbajtje municionesh luftarake dhe goditje për shkak të detyrës të nëpunësve të shtetit (karabinierëve).Në vitin 2009 u dënua për favorizim prostitucioni të miturash. Ai u dënua bashkë me 12 persona të tjerë si pjesëtar i një bande italo-shqiptaro-rumune, që merrej me prostitucion, kryesisht vajzash të mitura. Në maj të vitit 2012 Agalliu kishte marrë 5 dënime nga gjykata për ngarje makine pa patentë, agresion, ngarje makine i pirë, ngacmime seksuale dhe armëmbajtje pa leje. Në vitin 2013 u dënua për drogë dhe u la me arrest shtëpie në pritje të dënimit të formës së prerë nga Gjykata e Kasacionit. Tashmë ai po përballet edhe me akuzën e largimit nga vendi i kryerjes së dënimit.

/gje.th. agjencia e lajmeve Dyrrah/