TIRANE-Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, duke vlerësuar vizitën e Komisionerit për Zgjerim, Stefan Fyle, deklaron se “suksesi apo dështimi i kësaj vizite nuk është suksesi apo dështimi i Komisionerit të Zgjerimit Fyle, por suksesi apo dështimi i politikës shqiptare në raport me sfidat e vendit tonë”. 

Në një postim në profilin e tij në FB, Malaj thekson se propozimet e PS për përmirësimet në ligjet përkatëse dhe rregulloren e Parlamentit, si edhe hyrja në fuqi e këtyre ligjeve në janar të vitit 2014 mund të jenë kontribuese drejt një zgjidhje. 

“Çdo dështim i ripërseritur i politikes shqiptare edhe pas kesaj vizite, mund te kete kosto me te renda dhe afatgjata mbi zhvillimet politike dhe sfidat sociale.
Duhet ta përdorim në maksimum këtë mundësi te re per te gjetur nje zgjidhje e cila e nxjerr procesin e integrimit nga deshtimet e tij te perseritura. Suksesi apo deshtimi i kesaj vizite nuk eshte suksesi apo deshtimi i komsionerit te zgjerimit Fyle, por suksesi apo deshtimi i politikes shqiptare ne raport me sfidat e vendit tone”,- shkruan Malaj. 

Sipas tij, të gjitha partite politike gjatë kësaj vizite duhet të fokusohen tek opsioni i zgjidhjes. 

“Maxhoranca duhet të kuptojë se bllokimi i këtij procesi u rëndon të gjithë shqiptarëve. Mbi dështimet nuk ka të fituar, por vetëm të humbur. Kërkesat e opozitës për funksionimin e shtetit ligjor janë të drejta dhe mbajnë parasysh situatën e përkeqësuar”,- shkruan deputeti socialist.