TIRANE, 4 prill 2013– Deputeti i PS-së Arben Malaj, gjatë një prononcimi për mediat, ka komentuar zhvillimet më të fundit brenda selisë rozë, si dhe largimin e deputeti të socialist në Qarkun e Kukësit, Asllan Dogjani dhe të Qarkut të Lezhës Gjovalin Kadeli. 

Malaj duke shprehur dhimbje për kolegët tha se problemi nuk janë largimet por përpjekja për të qëndruar bashkë. 

“Ndjej dhimbje shoqërore pasi janë kolegë që kemi punuar me ta. Cdo largim të bën të ndihesh keq. Problemi nuk është sa dëmton njëri apo tjetri, por si të gjithë bashkë të kontribuojmë me shumë për fitore të PS, për ti shpëtuar krizave ekonomike dhe politike.”, tha Malaj. 

Malaj nuk ka komentuar ndryshimet në qeveri dhe koalicionet duke theksuar se sfida më e madhe është marrëveshja për të arritur një shumicë cilësore për të mos pasur pengesa në proceset integruese si dhe zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. 

“Unë besoj se votim ii tre ligjeve dhe marrja e statusit kandarit është detyrimi i politikës ndaj qytetarëve shqiptar. Integrimi evropian do ketë sfidë më të vështirë ë do jenë zgjedhjet. E rëndësishme është që pas vullnetit për të votuar tre ligjet nuk do kemi më armiq poqë ata që kanë kërkuar në mënyrë këmbëngulëse që politikan shqiptare do të dilte nga ngërci i mosvotimit të ligjeve. Sfida kryesore zgjedhjet. Unë nuk bëj komentet për zgjedhjet që bën kryesministri shqiptar, sfida që kemi përballë është më e madhe, ajo që duhet është marrëveshje ëpr të arritur shumicë cilësore për të mos pasur më pengesa”, tha Malaj.