Ministri i Financave, Petrit Malaj, në konferencë sot, 30 mars, me Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve dhe atë të Doganave për arritjet e deritanishme dhe objektivat në vijim.

“Financat publike nuk janë më thjesht një instrument administrimit, por motor real i zhvillimit ekonomik të vendit. Kemi një sistem që lufton informalitetin dhe po punojmë për të përafruar kuadrin tonë me kërkesat e BE-së”, deklaroi ministri.

Sa i përket të ardhurave, tha se kanë arritur nivele historike, duke nënvizuar rritjen e ndërgjegjësismit fiskal.

“Në vetëm dy vite, janë mbi 1 miliard euro të arhdura shtesë që planifikojmë dhe që përkthehen në më shumë investime, shkolla, spitale dhe më shumë mirëqenie për qytetarët shqiptarë”, bëri me dije Malaj.