SHBA- Deputeti dhe njëkohësisht anëtari i kryesisë së PS-së Arben Malaj është pritur në takim në Departamentin e Shtetit nga z. Jonathan Moore Drejtorin për vendet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipërinë. 

Gjatë këtij takimi Malaj e vuri theksin në rëndësinë e jashtëzakonshme të një procesi zgjedhorë transparent, të lirë dhe të ndershëm, si një parakusht për të krijuar qeveri stabël dhe efektive e cila do të duhet menjëhere të ndërmarr përgjegjësitë dhe të filloj pa vonesë reformat që ndalin keq qeverisjen e vendit. 

“Qeveria e ardhshme duhet të realizoj reformat që janë të domosdoshme, për të mbështetur një rritje ekonomike më të lartë për të luftuar varfërinë”, tha Malaj. 

Moore dhe Malaj diskutuan rreth sfidave të demokracise funksionale me të cilat përballet vendi, rreth sfidave të partive politike, dhe reformave të vështira ekonomike e sociale. Bashkëbiseduesit  diskutuan rreth tendencave dhe levizjeve nacionaliste që spostojnë fokusin e fushatës elektorale dhe njëkohësisht pengojnë dhe vonojnë bashkëpunimin midis vendeve të rajonit drejt të ardhmes së përbashkët europiane, "ku SHBA dhe BE do të vazhdojnë te mbështesin Shqipërinë dhe vendet e rajonit për nje bashkëpunim sa më efektiv në nivel rajonal dhe europian, i cili është parakusht për të eliminuar rrënjet e së shkuarës dhe për të garantuar paqe dhe prosperitet",thueht ne njoftimin për media të deputeti socialist.