Malajzi, 24 mars 2014 – Një tjetër avion i kompanisë ajrore “Malaysian Airline” ka devijuar nga itinerari duke bërë një ulje të detyruar në Hong Kong. Pasagjerëve të tmerruar u është thënë të veshin jelekët e shpëtimit dhe të përgatiten për një ulje emergjente. Kjo pas dëmtimit të një prej gjeneratorëve elektrikë. Avioni udhëtonte nga Kuala Lampuri në Seul dhe ishte nisur në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ndodhi në një moment, kur ende mbetet mister fati i avionit të të njëjtës kompani ajrore, që është zhdukur, që në datë 8 mars, me 239 pasagjerë në bord.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





