Vendi i mrekullueshëm për të gjithë, vendi i mijërave muajve të mjaltit është vendi që ka më shumë divorce në raport me numrin e popullsisë. 

Pothuajse çdo tridhjetëvjeçare nga Maldivet, me afro 1.200 banorë është e divorcuar, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara. Jo një herë e dy, por të paktën tri herë. Tri divorce para moshës tridhjetëvjeçare dhe kjo është vetëm mesatarja.

Në të vërtetë ky shtet ka zënë vend në librin e rekordeve botërore “Guinness” për dukurinë e divorcit.