Presidenti Bujar Nishani vazhdon të shprehë pakënaqësinë, por dhe vendosmërinë e tij për kundërshtuar ligjin e ri të kthimit dhe kompensimit të pronave ish-pronarëve të miratuar nga maxhoranca e majtë në fund të vitit të kaluar dhe të rivotuar edhe pas kthimit në Kuvend. Presidenti i Republikës shfrytëzoi pjesëmarrjen e tij në përkujtimin e 71-vjetorit të kryengritjes në Malsinë e Madhe, kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri.
“Askush s’do ta besonte se në 2016 do vinte ligj për të rikonfiskuar pronat, – tha presidenti Nishani. – Deri para pak ditësh askush nuk mendonte se pas 25 vitesh të rrëzimit të regjimit të shihnim tentativa me kurajo të paimagjinueshme të na shfaqnin simbolet e asaj diktature. Askush nuk mendonte se mekanizmat e egra të vrasjes së shqiptarëve do të tentonin të provokonin sërish shqiptarët. Ju jeni këtu për të mos lejuar asnjë provokim të kësaj natyre.”