Ulja e temperaturave ka sjellë dhe reshje bore në zonat malore të vendit. Gjatë natës kanë rënë reshjet e para të borës në Malësinë e Krujës.

Mësohet se në fshatin Shkretë dhe në kampin e Qafështamës trashësia e dëborës ka shkuar në rreth 7 cm.

Fatmirësisht nuk raportohet për probleme apo rrugë të bllokuara.