Autoritetet në Mal të Zi kanë njoftuar sot se zëvendëskryeministrit rus Dmitry Rogozin i është ndaluar hyrja në vend. Autoritetet vendase kanë deklaruar se Rogozin nuk ishte për vizitë zyrtare. Ministria e Jashtme e Malit te Zi ka njoftuar sot se zëvëndëskryeministri rus Rogozin është në mesin e 50 politikanëve dhe biznesmenëve rusë, të cilët e kanë të ndaluar që të hyjnë në Malin e Zi.
Ministria e Jashtme e Malit te Zi ka bërë të ditur se ishte Milani Knezevic, kryetari i partisë pro-ruse, Partia Demokratike Popullore, qe e kishte ftuar zëvendëskryeministrin rus Dmitry Rogozin, por pa u konsultuar me autoritetet malazeze.