Dy shqiptarë janë arrestuar ne Mal te Zi me 28 kg heroinë, vlera e së cilës, nëse do të shitej në treg, do të arrinte në 2 milionë euro. Sipas mediave malazeze, droga, përmes Malit të Zi, do të kalonte në vendet e Bashkimit Evropian. Kjo është sasia më e madhe e heroinës e kapur në Debeli Brijeg, pika kryesore kufitare e Malit të Zi drejt Kroacisë. Droga u gjet në makinën që drejtohej nga Emiljan Arifi, 36 vjeç, ndërsa pasagjer ishte Andi Metani, 29 vjeç. Kontrolli u krye pasi kamerat speciale zbuluan ngarkesën. “Droga, e paketuar në 39 pako në formën e drejtëkëndëshit, ishin vendosur mes motorit. Pasi u peshua u zbulua se sasia e drogës së sekuestruar ishte 27 kg e 588 gr,” – thane burimet policore malazeze.
Mali i Zi, kapen dy shqiptarë me 28 kg heroinë në makinë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Adriatik Lapaj pret radhën për të protestuar! Pas largimit të Berishës, shfaqet te Kryeministria
Protestuesit i shpërthen molotovi tek këmbët, merr flakë përpara Kryeministrisë
Berisha deklaratë për mediat pas protestës: Ky është mision më i rëndësishëm se ai i 90′!
Marina sekuestron 27 tonë kokainë





