Me një popullsi prej 700 mijë banorësh, Mali i Zi numëron afro 1,4 miljonë përdorues të telefonisë celulare. Praktisht, i bie që çdo banor të përdorë dy numra celularësh. Megjithatë, raporti është edhe më i madh, nëse do të lëmë mënjanë fëmijët e vegjël, që nuk i përdorin dot ato.

Mediat malazeze raportojnë se janë ofertat e kompanive të telefonisë celulare ato që nxisin njerëzit të mbajnë në përdorim disa numra njëherësh për të përfituar nga koha për të komunikuar që ato kanë në dispozicion.