Anglia fitoi bindshëm transfertën ndaj Malit të Zi me rezultatin 5-1. Takim i zhvilluar në Podgoricë nuk kaloi pa incidente.Në momente të caktuara të ndeshjes Kalum Hudson-Odoi, Deni Rouz dhe Rahim Stërling u bënë subjekt të thirrjeve raciste nga tifozët malazezë.
Në përfundim të takimit, Stërling e konsideroi të papranueshme ngjarjen dhe kërkoi që personat përgjegjës të dënohen.Trajneri i Anglisë, Gareth Sauthgejt u shpreh në fund të takimit se pala angleze ka raportuar incidentin: “Është diçka e papranueshme. Ne si staf duhet t’i qendrjmë përherë lojtarëve. E kemi raportuar këtë incident dhe shpresoj që autoritetet përkatëse të veprojnë siç duhet”Futbollisti Rahem Stërling ishte akoma më i ashpër në deklaratat e tij pas ndeshjes.
Anglezi sugjeroi që UEFA të ndërmarrë dënim kolektiv në lidhje më këtë takim. Gjatë ndeshjes Stërling iu kthye tifozëve racistë me anë të një festimi në golin e fundit.





