Ashtu si edhe në Shqipëri, opozita malazeze po shkon drejt djegies së mandateve të deputetëve të saj. Lëvizja “Rezistoni 97,000” në protestën e fundjavës deklaroi se do të bojkotojnë të gjitha zgjedhjet në vend, ndersa qeveria  duhet të japë dorëheqjen deri më 15 Mars.

Protestuesit në Malin e Zi kanë kërkuar sërish dorëheqjen e Kryetarit të Shtetit dhe Qeverisë, Milo Gjukanoviç i akuzuar për akte korruptive. Ndërkohë, në Serbi në javën e 13-të të protestës ishte orgjinale bllokimi i rrugëve të Beogradit nga qindra shoferë që i binin borive të makinave në shenjë proteste.

Afishet mbuluan Beogradin me gënjeshtrat dhe premtimet e pambajtura të Vuçiçit. Krahas sheshit qëndror, protestuesit marshuan drejt tunelit që e kanë quajtur simbolikisht “Tuneli i Liqenit të Aleksandar Vuçiçit”, ku i gjetën muret të mbuluara me një substancë të zezë që pengonte afishet e tyre të qëndronin ngjitur.