Ditën e sotme, qytetarët e Malit të Zi do t’i drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri. Këto votime do të mbahen në një kohë të shoqëruar nga shumë ngjarje, si përplasjet për ligjin e fesë apo dhe për shkak të pandemisë së COVID-19.

Në zgjedhjet e sotme garojnë Partia Social Demokrate dhe ajo pro-serbe Fronti Demokratik dhe kjo e fundit mbështet lidhje me të forta me Serbinë dhe Rusinë.

Pjese e zgjedhjeve janë dhe partitë shqiptare, të cilat garojnë vetëm në dy koalicione. Bëhet fjalë për koalicionin e përbërë nga Alternativa Shqiptare, Forca, Lidhja Demokratike Shqiptare, Unioni i Tuzit dhe Perspektiva dhe tjetri nga Partia Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe PQSHI, ndërkohë që shqiptarët synojnë dy mandate.