Mali i Zi është zyrtarisht anëtari i 29-të i NATO-s. Ceremonia e anëtarësimit të vendit fqinj në aleancën ushtarake u mbajt në Uashington, në Departamentin Amerikan të Shtetit. Për kryeministrin Dushko Markoviç, kjo është një ditë historike për qytetarët malazezë.

Në një kohë jo fort  të mirë për marrëdhëniet mes vendeve anëtare dhe fuqisë kryesore të aleancës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, vuri në dukje pikërisht në Uashington, për nenin 5, angazhimin e të gjithë NATO-s në rast se cënohet qoftë edhe një vend anëtar.

Në samitin e fundit, presidenti amerikan Trump, nënvizoi faktin se vetëm 5 vende paguajnë detyrimet ushtarake.