Deputeti i opozitës në parlament, Lefter Maliqi ka reaguar përmes një postimi në Facebook, lidhur me datën e re të dekretuar nga presidenti Ilir Meta, për zgjedhjet vendore.

Maliqi shkruan se 13 tetori është një ditë shprese, kthese, besimi dhe ndryshimi ndërsa fton shqiptarët që këtë fundjavë ta kalojnë pranë detit, pranë njëri tjetrit në paqe të plotë larg Rilindjes krimit, larg qëndrave te votimit monist.

POSTIMI I PLOTË

13 Tetori,dite shprese,kthese,besimi,ndryshimi. Te dashur miq socialist e demokrat ju uroj nje fundjavë të qetë prane detit,prane njeri tjetrit ne paqe te plot larg Rilindjes krimit ,larg qëndrave te votimit monist.13 Tetori eshte shume afer se bashku te ndryshojme Qarkun Berat dhe gjithe vendin duke u kthyer besimin socialisteve dhe demokrateve me zhvillim ekonomik,rend,siguri,investime,thjeshtesi,humanizem,mbeshtetje,kthim besimi e shprese per sherbim ndaj jush,kthim demokracie,paqe mes njeri tjetrit dhe realizimin e aspiratave drejt BE.Rilindja ska lidhje me socialistet as me shqiptaret.Arroganca ,ironia,gjakftohtesia e kaloresit te rilindjes dhe oligarkeve te tij ne keto dite te nxehta vere dhe politike jane tipare te krimineleve e banditeve gjakftohte dhe jo te elites politike qe drejton qeverin dhe i sherben qytetareve. 30 Qershori dite e zeze dhe fundi i kalorsit te Rilindjes se krimit e bandave, 1 korriku dite e bardh per shqitaret,zoti ju bekofte me bashkim e paqe mes njeri tjetri pa dallim politik,etnik e fetar.