Në botë ekziston një besëtytni se "Big Brother" si format mbart në vete një fat të keq. Deri më tani shumë ish-konkurrent të vendeve të ndryshme kanë humbur jetën në moshë të re.

Në vendin tonë, pak kohë më parë ka ndërruar jetë ish-banori i 'Big Brother 1', Shkëlqim Brushulli, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë, e lajmin e bëri të ditur e bija.

Pak muaj më vonë, në të dielën e fundit të muajit tetor do të vinte lajmi i hidhur për vdekjen e Adelajdës. 31-vjeçarja bukuroshe nga Kavaja, ndërroi jetë si pasojë e një arresti kardiak.