Është ndarë sot nga jeta Hazbi Kasaj apo siç e thërrisnin në qytetin e Këlcyrës “Bikja”. Një personazh i njohur falë deklaratave të tij si ajo e vitit 2009, në formën e mallkimit për votuesit përmetarë që nëse nuk e votonin iu uronte kancer në fyt.

Njëkohësisht Hazbiu herët ka dhënë deklarata kontroverse dhe kundër rrymës si ajo e çeljes së shtëpive publike në Këlcyrë nëse do të zgjidhej kryetar bashkie apo dhe për liberalizimin e mbjelljes së hashashit me qellim mirëqenien e popullit.

Prej vitit 2005 e në vazhdim ka konkurruar në të gjitha llojet e zgjedhjeve si kandidat në parti të ndryshme politike.