26 prill 2015 – Hazbi Kasaj mbahet mend nga deklarata e tij e fortë në një televizion lokal, kur kërkoi votat për të kandiduar për kryetar komune në Këlcyrë.

“U daltë kanceri mu në grykë e vdekshin të tërë nesër!” ishte mallkimi që u bëri ai në vitin 2001 votuesve të zonës.

Në atë kohë Kasaj nuk fitoi e dhe pas 14 vitesh dështoi gjithashtu kërkesa e tij për të kandiduar. KQZ hodhi poshtë dje kërkesën e një grupi nismëtarësh për të vënë Kasajn si kandidat për bashkinë Këlcyrë.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve e argumentoi rrëzimin me faktin se kishte probleme me emrin e kandidatit.

Nuk dimë se cili është mallkimi i radhës nga Kasaj, këtë herë për KQZ…

Për t’ua kujtuar kush është shikoni videon.

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”