2 shkurt 2015 –  Jamarbër Malltezi, njëri ndër koordinatorët më të rëndësishëm të Partisë Demokratike dhe i njohur më së shumti si dhëndri i ish-kryeministrit Berisha nuk ka ngurruar të fshikullojë kryeministrin aktual Rama, përmes një komenti në llogarinë e tij në facebook:

"Plas urrejtja dhe shfryrja e zemërimit në facebookun e Ramës pasi që ky shpërfill njerëzit dhe jeton në një realitet paralel. Nuk ka asnjë status për përmbytjet dhe bën thirrje se si do bëjë "namin" për korrupsionin (natyrisht jo kundër Koços, apo ndërtuesit të sarajeve te veta). Njerezit i përgjigjen me urrejtje për të kthyer koken nga përmbytjet se kanë dhjetëra orë që kërkojnë ndihmë, ndërsa disa të tjerë tallen me shfaqjet e turpshme me "burg" dhe "testim". Një i çmendur gjithë vendin çmend!".