BRUKSEL – Lufta kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar nuk forcohet me mbylljen e kufijve, por me shtimin “e shkëmbimit të informacioneve me forcat policore dhe autoritetet gjyqësore'' të 27 vendeve të Bashkimit Evropian'',- deklaroi komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom.
Malmstrom paraqiti sot raportin e parë të Bashkimit Evropian mbi rrjetin e tregtisë së drogës, i cili po ashtu do t'u komunikohet edhe ministrave të Brendshëm të 27 vendeve të BE-së.
''Nuk është theksimi operativ në kufij apo edhe mbyllja e tyre rruga përmes së cilës do të mund të fuqizohemi në luftën kundër trafikut të drogës. Nevojitet një bashkëpunim shumë i fortë mes policive të bllokut evropian dhe po ashtu edhe autoriteteve gjyqësore të të gjitha vendeve anëtare'',- veçoi komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme.





