Një shqiptar së bashku me dy italianë dhe një tunizian u arrestuan në Verona të Italisë si anëtarë të një bande të trafikut të drogës.
Në sajë të një operacioni të koduar “Maloku”, emri i të cilit rrjedh nga nofka që i kishin vënë shqiptarit anëtarët e tjerë të bandës dhe të njohurit, u arrestua Marjus Bishani, 28 vjeç nga Shqipëria.
Mediet italiane shkruajnë se karteli i drogës që merrej me shitjen e heroinës dhe kokainës në zonën e Veronës, ishte i strukturuar mjaftueshëm mirë. Ata ndihmonin njëri-tjetrin kur ishin në vështirësi, në rast se njëri prej trafikantëve mbetej pa drogë për të shitur, ia jepte një nga anëtarët e tjerë.
Hetimet për goditjen e këtij grupi kriminal kanë nisur që në vitn 2013.





