1 maj 2015 – 27-vjeçari Elion Maloku nga Fushë Kruja, është kapur me kanabis të fshehur në çorape.
Efektivët e Policisë së Krujës bënë të mundur arrestimin në flagrancë të Malokut, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar, i gjetën 7 gramë kanabis sativa brenda në çorape.
Burime nga policia e Durrësit sqarojnë se sasia e lëndës narkotike u sekuestrua, ndërsa materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Durrës”/