Maluma është bërë baba për herë të parë. Këngëtari dhe partnerja e tij, Susana Gomez, janë bërë me një vajzë, që e kanë pagëzuar me emrin Paris Londono Gomez.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një postimi në Instagram.
“Më 9 mars në ora 8:23. Lindi dashuria e jetës sonë Paris Londono Gomez. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja dhe urimet”, shkruan ai.