Mamaja e Cristiano Ronaldos ka hedhur poshtë pretendimet sefutbollisti dhe Georgina Rodriguez, kanë probleme në marrëdhënien e tyre të dashurisë.
Disa media spanjolle kanë shkruar muajin e kaluar se Ronaldo është “ngopur” me modelen dhe se tani janë në pragun e ndarjes.
Georgina u përgjigj duke mohuar një përçarje me partnerin e saj, duke shkruar në një postim në rrjetet sociale: Xhelozia shpik një thashethem, thashethemet përhapen dhe idioti e beson.
Ditë më vonë, Cristiano, postoi një foto romantike në Instagramin e tij, ku shihej duke u puthur me Georginën dhe shkruante: Gëzuar për dashurinë!
Dolores Aveiro, 68 vjeçe, nëna e futbollistit ka deklaruar për mediat gjatë një hapjeje dyqani në Maderia, se është gënjeshtër çdo gjë që thuhet për çiftin. Sipas saj, ata debatojnë si të gjithë çiftet e tjerë, por ndarja e tyre është një gënjeshtër.
“Çdo çift debaton, por ajo që është shkruar është një gënjeshtër”, u përgjigj ajo.
Mamaja e Cristianos e ka vizituar tashmë superyllin dhe familjen e tij në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, ku ata jetojnë.