Ajo ka emrin e mbiemrin e idhullit të saj.
Quhet Jennifer Lopez dhe jeton në periferi të Londrës.
Kur ishte 16 vjeç, madje kishte edhe trupin si të këngëtares, falë ndërhyrje kirurgjikale.
Më vonë, edhe motra e saj, Karen, donte që të ngjante me Jennifer Lopez.
Mamaja Lesley shpenzoi 20 mijë sterlina që vajzat e saj të zmadhonin gjoksin, të tonifikonin vithet dhe për të tjera ndërhyrje që do bënin që vajzat e saj të dukeshin seksi.
Por tani ato thonë se pamja seksi iu është kthyer në mallkim.
“Prapanica ime është aq e madhe, sa është kthyer në mallkim, pasi djemtë gjithmonë duan ta pickojnë ose të mbushin duart. Trupi im tërheq gjithkënd. Më kushtojnë shumë vëmendje dhe kjo më mërzit,” thotë Karen, 20 vjeç.
Motra e saj, Jennifer, 23 vjeç, thotë për Daily Mail se meshkujt e fishkëllejnë dhe duan t’i prekin prapanicën.
Ajo ka edhe një djalë të vogël.
“Po ashtu edhe femrat më kushtojnë vëmendje. Më pyesin nëse e kam prapanicën të vërtetë dhe duan të ma prekin”.
Mamaja 43- vjeçare e vajzave shpenzoi të gjitha kursimet e jetës së saj si pastruese për të bërë vajzat e tyre seksi.
E pyetur se përse i ka bërë ndërhyrjet, Jennifer thotë: “Nëse ke paratë dhe kjo të bën të lumtur, pse jo? Jeta është shumë e shkurtër për të mos e kaluar gëzueshëm”.