Pas një reagimi të ashpër ndaj mediave dje, duke thënë se “do t’u nxirrte sytë, si klloçka që i nxjerr sytë kujtdo ngacmon zogjtë e saj”, Brunilda Spiro kthehet në rrjetet sociale për të falenderuar ata që e mbështetën, miqtë e vërtetë që e treguan veten në kohë të vështira.
“Lajkatarët fshihen”, shkruan ajo.
Brunilda Spiro u betohet se, nëse miqtë e vërtetë do të kenë nevojë për të, do t’u japë edhe shpirtin.
“Për ju miq që më mbështetët, për ju të panjohur që më shkruani këtu apo në postën personale, duke më ofruar nga koha dhe shpirti juaj, qetësi dhe kurajo. Miqtë e vërtetë në ditë të vështira duken, ndërsa lajkatarët fshihen, ju më kthyet buzëqeshjen.
Zoti ju dhëntë shëndet dhe dashuri! Unë do ju jap dhe shpirtin, nëse një ditë keni nevojë!”
Viola Spiro s’ka bërë ende asnjë deklaratë publike, që kur doli lajmi.





