Tabloidi britanik, “Daily Star” i ka kushtuar një artikull Vera Orës, nënës së këngëtares shqiptare, Rita Orës.
Ata kanë shkruar për pushimet që Vera po kalon në Shqipëri, si dhe në fokus kanë vendosur paraqitjet atraktive të saj.
“Mamaja joshëse e Rita Orës, Vera, ka shtangur ndjekësit e saj me një tjetër pamje të trupit të saj, duke pozuar me rroba banje ngjyrë blu në Instagram. Vera po shfrytëzon maksimalisht diellin në bregdetin shqiptar.
Duke pozuar nga ambientet e një hoteli, Vera zgjodhi një palë rroba banje ngjyrë blu krejtësisht pa rrip që vinin në pah figurën e saj trupore”, shkruan “Daily Star”.