Ajo ishte një mama ashtu sic mund ta dëshironin shumë djem adoleshentë.

Por edhe pse mendoi për të mirën e jetës seksuale të djalit të saj , ajo tashmë rrezikon burgun.

Bëhet fjalë për amerikanen Judy H. Viger e cila mund të dënohet me një vit burg, pasi ka punësuar një striptiste, që të kërcente në prehrin e djalit të saj 16- vjeçar.

Sipas mediave amerikane, 33 vjecarja e punësoi striptisten, që të performonte disa kërcime lakuriq në prehrin e djalit adsoleshent në festën e ditëlindjes.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, fotot u postuan në rrjetet sociale dhe prindërit e shokëve të djalit, të shqetësuar kontaktuan policinë për t’u treguar se një striptiste kishte qenë për ditëlindje.

Kjo pasi edhe të tjerë djem në ditëlindje përfituan nga një kërcim në prehër nga striptistja gjysëmlakuriqe.

Ajo është prangosur menjëherë dhe do të përballet me pesë akuza për rrezikim të gjendjes morale, mendore dhe fizike të fëmijëve nën 17 vjeç.