SHBA, 22 prill 2013 – Sërish një toy boy. Megjithëse Aventura e fundit me një të tillë dështoi duket se Demi Moore është e vendosur të vazhdojë të dalë me meshkuj më të vegjël se veten.
Kanë kaluar 2-vjet prej ndarjes nga Ashton Kutcher dhe 51-vjeçarja shoqërohet sërish me një djalë shumë vite më të vogël se ajo, 31-vjeçarin, Harry Morton.
Por përveç diferencës së moshës me “te dashurin ” ka edhe një problem tjetër, ai është ish-i i vajzës së saj, Rumer Willis. Këto janë disa foto, që tregojnë daljen e çiftit të ri nga një lokal në Los Angeles.
/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





