Të rinjtë dhe adoleshentët priren të gënjejnë prindërit. Dhe kur e vërteta del në pah, zakonisht shoqërohet me qortime dhe ndëshkime.

Gënjeshtra e 20-vjeçares Sydney Allen nga Florida ka dalë në pah në një studio mjekësore dhe e ëma e vajzës së re ka parë me sytë e saj se çfarë i fshihte ajo prej disa kohësh.

Gjatë një kontrolli rutinë, vajza iu nënshtrua një grafie dhe rrezet X zbuluan dy pirsing të bëra në gjoks.

“Unë dhe doktori nisëm të qeshim me të madhe kur mamaja ime pa në grafi pirsing që kam bërë në të dy gjokset",– shkruajti vajza në Twitter.