SPANJE – Nënat e fëmijëve të Kolegjit “Evaristo Calatayud” të Monistrol de Montserrat, në Spanjë kanë realizuar një kalendar nudo.
Kjo është bërë për një mision “fisnik” që i shkon në ndihmë dijes së fëmijëve të tyre, që zhvillojnë mësim në këtë shkollë. Thuajse nudo për të shpëtuar shkollën e fëmijëve të tyre. Mamatë e nxënësve të Kolegjit “Evaristo Calatayud” te Monistrol de Montserrat, në Spanjë, kanë vendosur të venë në shërbim imazhin dhe hiret, për një kalendar erotik bamirësie, me synimin për te financuar punimet e rindërtimit të shkollës.
Kalendari është publikuar në rreth 3 mije kopje, por mund të blihet edhe “online”. Deri tani nuk ka dalë ndonjë nxënës, të ndihet i turpëruar nga mamaja. Mesa duket gjithçka mund ta kenë bërë me kompromisin e të dyja palëve.