2 maj 2015 – Dukesha e Kembrixhit del nga spitali bashkë me princeshën e lindur mëngjesin e sotëm. Kate Middleton është në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si dhe e bija, e lindur 3.7 kg. E shoqëruar nga i shoqi, princi Will, Kate u nis drejt pallatit mbretëror. Nuk dihet ende se si do të jetë emri i princeshës.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”