Këngëtarja me famë botërore, Miley Cyrus i ka shokuar të gjithë me deklaratën që ka bërë gjatë një interviste për “The Sun”, ku ka pranuar hapur se konsumon marijuanë me mamanë e saj.
Këngëtarja e hitit “Wrecking ball” deklaroi një vit më parë se kishte hequr dorë nga konsumimi i drogërave dhe se dëshironte të ishte e pastër për albumin e saj të ri.
Por Miley ka rrfyer për "The Sun" se herë pas here konsumon me mamanë e saj dhe ka treguar se ajo është shkaku që këngëtarja ka nisur sërish të merret me drogërat. “Ne e pimë ndonjëherë, tek-tuk, e keni parasysh. Mami më bëri ta rifilloja”, ka thënë ajo.





