8 janar 2015 – Vittoria Cerioli tashmë që është katër vjeç, është bërë një fytyrë e njohur në Strasburg, ku e ëma e merr me vete në punë dhe puna e saj është pikërisht Parlamenti Europian.
Deputetja italiane ka përfituar nga liberalizimi i rregullave të cilat lejojnë gratë, t’i marrin me vete fëmijët në punë duke e mbajtur Vittorian në prehër gjatë debateve, apo votimeve. Interesante është që duke u rritur në këtë mjedis, shpesh e bija, ngre dorën në çastin e votimit duke imituar të tjerët. Megjithatë, ajo nuk kënaqet gjatë gjithë seancave, sepse të gjata pa fund, shpesh e mërzisin vajzën të cilën e zë edhe gjumi.
Ronzulli ka punuar si infermiere në Milano dhe Bangladesh, pastaj ka drejtuar një spital deri sa i hyri politikës. Ajo e ka fituar postin në zgjedhjet e 2009-ës dhe është anëtare e Partisë Popolo della Libertà. Në të njëjtën parti është edhe bashkëshorti i saj Renato Cerioli.
Në 10 gusht 2010, ata u bënë prindër dhe europarlamentarja e mori vajzën e vogël në sallën e Parlamentit që kur ishte foshnjë, në shtator të vitit 2010 dhe që atëherë 39 vjeçarja, anëtare e Komisionit për Mjedisin, Shëndetin dhe Ushqimin e ka marrë vazhdimisht me vete në seanca.
Nëse vajzat e tjera ëndërrojnë të bëhen balerina dhe këngëtare, duke parë filma dhe dëgjuar përralla, miniparlamentarja italiane është rritur me debate politike.





