Man City dëshiron shërbimet e yllit të Bayern Munich, Jamal Musiala.

21-vjeçari, u transferua te bavarezët, për vetëm 200 mijë euro, nga Chelsea, në verën e vitit 2019 dhe tashmë është kthyer në një lojtar kyç.

Në sezonin e fundit luajti 36 ndeshje dhe shënuoi 12 gola dhe dha 7 asistime.

Me dy vite të mbetura në kontratë, një transferim i mundshëm mund të ndodhë vetëm për rreth 100 milionë euro.

Pas largimit të Gundogan, Mahrez dhe Palmer verën e kaluar, trajneri Guardiola mendon se nuk mjafton vetëm Doku, ndaj synon të afrojë një yll në merkaton e radhës. 

I “shumëkërkuari’ është Musiala, por sipas “The Guardian”, në listë janë edhe Luca Paqueta i West Ham, si dhe anësori i talentuar anglez, i Crystal Palace, Eberechi Eze.