Manchester City hoqi dorë nga shërbimet e Julian Alvarez, i cili u shit te Atletico Madrid për 95 milionë euro.

Megjithatë, këto para City do t’i investojë sërish në merkato. Emisioni spanjoll “El Chiringuito”, bën të ditur se në fokus është Luis Diaz.

Mbetet për t’u parë reagimi i Liverpool-it dhe nëse të kuqtë do të ishin të gatshëm të humbisnin një prej titullarëve të tyre, aq më tepër kur bëhet fjalë për të përforcuar rivalët kryesorë në kampionat.

Po sipas “El Chiringuito”, City ka në plan të ofrojë 70 milionë euro plus bonuse për shërbimet e kolumbianit. Tani topi është në fushën e Liverpool-it.